Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike

Kërkesat në protestë, Lëvizja Aleanca Kombëtare kërkon qeveri tranzitore dhe Vetting për gjithë klasën politike

Lëvizja Aleanca Kombëtare, në protestën kombëtare të zhvilluar sot në Tiranë, prezantoi një dokument me 10 pika që i adresohen qeverisë dhe synojnë rindërtimin e shtetit shqiptar mbi bazat e interesit kombëtar. Aleanca thekson se Shqipëria duhet të jetë shtet i shqiptarëve dhe jo i personave të korruptuar ose të huaj, dhe propozon ndërtimin e një shteti-komb me pjesëmarrjen dhe përfitimin e të gjithë shqiptarëve. Pikat kryesore të platformës janë:1) Thirrja e një Asambleje Kushtetuese për të rishkruar Kushtetutën dhe për t’i rikthyer kombit sovranitetin dhe vendimmarrjen.2) Futja, krahas referendumit shfuqizues/abrogativ, edhe e referendumit propozues për çështje të caktuara.3) Ndryshimi i sistemit elektoral dhe i kodit zgjedhor për të siguruar përfaqësim të të gjithë shtresave shoqërore.4) Krijimi i një qeverie tranzitore të ekspertëve pa parti,...