Sulm ndaj anijes Pacific Archer në Gjirin e Omanit

Sulm ndaj anijes Pacific Archer në Gjirin e Omanit

Ushtria amerikane ka goditur një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj nuk iu bind paralajmërimeve për të ndaluar lundrimin. Sulmi ndaj anijes Pacific Archer është kryer nga një aeroplan ushtarak amerikan, i cili goditi pjesën e pasme të anijes dhe dëmtoi sistemin e saj të lëvizjes. Pas goditjes, anija është nxjerrë jashtë funksionit dhe ka mbetur e paaftë për të vazhduar lundrimin, ndërsa SHBA-ja ka publikuar edhe pamjet e momentit të goditjes, raporton Telegrafi. Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi se anija lundronte nën flamurin e Palaut dhe ishte nisur nga porti iranian i Bandar Abbasit. Sipas autoriteteve amerikane, ekuipazhi kishte marrë disa paralajmërime, por nuk i ishte përgjigjur kërkesës për të ndaluar. CENTCOM-i bëri të ditur se nga sulmi...