Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krerët e institucioneve dhe partive politike zhvilluan homazhe në Prekaz, në Ditën e Flamurit dhe në nderim të Adem Jasharit, familjes së tij dhe dëshmorëve të rënë për liri. Kreu i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se festat kombëtare nuk po shënohen siç duhet, pasi ish-krerët e UÇK-së janë në Hagë. “Edhe sot, këto festa nuk shënohen për ne si duhet, për arsye se krerët e ushtrisë shqiptare të Kosovës janë padrejtësisht në Hagë dhe unë dua nga ky vend, do t’ju thoja, përfaqësueseve të institucionit nuk vlen vetëm të vijnë e të bëjnë deklarata në këtë vend të shenjtë, tek varrezat e dëshmorëve, por të veprojnë në detyrat dhe...