‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar shqiptarët për 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij, ai ka kujtuar figurat historike dhe sakrificat për lirinë e vendit, duke përcjellë urimet për Ditën e Flamurit. Berisha e ka shoqëruar urimin me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si “narkodiktaturë”. Kryedemokrati thekson se 28 Nëntori duhet të shërbejë si frymëzim për largimin e qeverisë, ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare që opozita zhvillon sot në Tiranë. “Sot protestë kombëtare! Të gjithë në shesh!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij. Postimi i kreut të PD-së Sali Berisha Gëzuar 28 Nëntorin, DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR. Sot protestë kombëtare! Te gjithë ne Shesh! Miq,...