Shtetrrethimi në Vlorë/ Këlliçi : Rama rrethoi me gardh e polici Monumentin e Pavarësisë, përdori edhe gaz ndaj qytetarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një skenar të paprecedentë në Vlorë gjatë festimeve të 28 Nëntorit. Sipas tij, Edi Rama mbajti të rrethuar me gardh dhe forca policore Monumentin e Pavarësisë, duke penguar qytetarët vlonjatë dhe vizitorët të afroheshin për të festuar Ditën e Flamurit. Në reagimin e tij, Këlliçi thotë se policia përdori edhe lëndë helmuese dhe shoqëroi qytetarë që kërkonin të bënin homazhe. Sipas deputetit demokrat, qytetarët u lejuan të afrohen te Monumenti i Pavarësisë vetëm pas largimit të kryeministrit, ndërsa e ka cilësuar këtë veprim si dëshmi të frikës së Ramës përballë revoltës qytetare. Reagimi: Edi Rama i mbajti larg sot qytetarët vlonjatë dhe qindra vizitorë nga Monumeti i Pavarësisë, duke rrethuar me gardë...
Burimi:
syri.net