I mbaruan afatet, GJKKO nxjerr nga arresti shtëpiak Elda Ibron e ‘Micro Credit Albania’. Tirana pushon dosjen penale
Elton Qyno, Syri.net/ Mbarimi i afateve të paraburgimit ka çuar drejt lirisë të pandehurën Elda Ibro, e cila ishte vendosur nga SPAK në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, lidhur me çështjen penale që njihet si dosja e mikrokredive. Elda Ibro është pronarja e “Micro Credit Albania” dhe bashkëshortja e Olsi Ibros, i cili më 20 korrik 2024 u vetëvra në Tiranë, duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”. Përmes një kërkese të paraqitur ditën e djeshme nga avokati Ardian Kalija, gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, konstatoi se afatet e qëndrimit në “Arrest shtëpie” për të pandehurën Elda Ibro kishin përfunduar, ndaj dhe urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë, duke vendosur daljen e saj nga shtëpia. Me daljen nga...
Burimi:
syri.net