Ja detajet se si fshihet pas emrit të Monika Sojlit denoncuesi i famshëm, Nesti Angoni
Elton Qyno, Syri.net/ Disa letra postare dhe e-maile elektronike kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme SPAK, nga një emër i vetëm i quajtur Nesti Perikli Angoni, i cili informon për detaje konkrete të pasurive dhe korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë. Ajo që e bëri të famshëm këtë personazh misterioz ishte rasti i denoncimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ku informacionet e Nesti Perikli Angonit shërbyen si indicia kryesore për nisjen e hetimit penal ndaj Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Por pas kësaj çështjeje dhe famës së marrë në publik, denoncimet e Nesti Perikli Angonit u shtuan në adresë të SPAK-ut, duke denoncuar jo vetëm Veliajn, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare. Gazetari Elton Qyno ka investiguar rastin përmes...
Burimi:
syri.net