FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

Atmosfera në protestë është “ndezur” në sheshin “Skënderbej”. Në pamje shihen disa të rinj të maskuar, të cilët mbajnë në duar shkopinj druri. Ata duken të përgatitur për përplasje të dhunshme me policinë, teksa thërrasin: “Gati për luftë”. Kujtojmë se policia ka shtuar masat në terren për protestën e sotme, ku pritet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Raportohet se rreth 2 mijë forca policia do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit.