Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar flamurin shqiptar, të shoqëruar me një mesazh urimi në gjuhën shqipe dhe gjermane. “Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në mesazhin e ambasadës.