Dita e Flamurit në Prekaz, Çitaku nderon dëshmorët e UÇK-së
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, bashkë me kryesinë e partisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e Ditës së Flamurit, në nderim të dëshmorëve. Homazhet u zhvilluan të shtunën, më 28 Nëntor, ditë që Çitaku e cilësoi festë të shumëfishtë për kombin shqiptar. Para mediave, ajo uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke e lidhur këtë datë me themelet e lirisë së Kosovës. Sipas saj, Prekazi, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbëjnë bazën mbi të cilën është ndërtuar liria e vendit, ndërsa shtetin e pavarur e quajti kryevepër të komandantit legjendar. “Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 Nëntori është festë e shumëfishtë”, deklaroi Çitaku....
Burimi:
kohajone.com