Presidentja Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare
28 November, 2026 - 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Presidentja Shiroka Pula theksoi se 28 Nëntori është kryefesta jonë kombëtare, dita që na bashkon rreth historisë dhe identitetit tonë. Sipas Presidentes, nga Vlora, kjo festë merr një domethënie të veçantë, duke na rikujtuar se, përtej kufijve shtetërorë, ne ndajmë të njëjtat rrënjë, të njëjtën histori. “Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë...
Burimi:
kultplus.com