FOTO/114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë
Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 114- vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, qytetarë, etj. Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 114 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit,...
Burimi:
kultplus.com