Festivali “Nat e Dit” nis sot në Helsinki, në fokus kinematografia shqiptare

Festivali “Nat e Dit” nis sot në Helsinki, në fokus kinematografia shqiptare

Festivali i filmit “Nat e Dit”, kushtuar kinematografisë në gjuhën shqipe, nis sot, më 28 nëntor, në Kino Konepaja në Helsinki të Finlandës, duke sjellë për publikun një program me filma të vlerësuar nga Kosova dhe Shqipëria. Festivali, i cili do të zgjasë dy ditë, deri më 29 nëntor, synon të prezantojë kinematografinë shqiptare për publikun finlandez dhe më gjerë, përmes rrëfimeve që trajtojnë identitetin, dashurinë, kujtesën, përvojat ndërbreznore dhe historinë. Programi përfshin filma të regjisorëve të njohur, diskutime me krijues, një panel mbi përvojat shqiptare, performanca muzikore, si dhe shënimin e Ditës së Flamurit. Ndër produksionet që do të shfaqen janë filmat “Nëntori i Ftohtë”, “Turpi dhe Paraja”, “Dua”, “Një Strehë Mes Reve”, si dhe dokumentari i Helena Rantas, “Fjala e Fundit e Luftës”....