Sonte në Prishtinë, Filharmonia e Kosovës feston 28 Nëntorin me një koncert kushtuar muzikës shqiptare

Sonte në Prishtinë, Filharmonia e Kosovës feston 28 Nëntorin me një koncert kushtuar muzikës shqiptare

28 November, 2026 - 11:30 Filharmonia e Kosovës do ta shënojë 28 Nëntorin me një koncert të veçantë festiv, duke vënë në qendër muzikën dhe këngët shqiptare, në një mbrëmje kushtuar Ditës së Flamurit. Koncerti, i cili do të mbahet sonte në Prishtinë, do të sjellë një program të përzgjedhur me këngë shqiptare, të interpretuara në një formë të veçantë artistike nga Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës, përcjell KultPlus. Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, në këtë koncert do të performojnë sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, të cilat do të shoqërohen nga flautistja Zanë Abazi. Përmes këtij programi muzikor, Filharmonia e Kosovës synon të krijojë një atmosferë festive, duke sjellë në skenë këngë që bartin kujtesën, identitetin dhe traditën muzikore...