Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi

Të rinjtë marrin masat kundër policisë, dalin në shesh me parzmore metalike dhe flamurin kuqezi

Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë në Tiranë, disa të rinj janë paraqitur në shesh të pajisur me parzmore hekuri. Ata kanë marrë masa paraprake për përplasjet e mundshme me policinë, e cila në protestat e tjera të studentëve ka qenë e dhunshme ndaj tyre, ku përveç gazit lotsjellës dhe ujit për të shpërndarë turmat, ka përdorur masivisht edhe shkopinj gome ndaj tyre. Siç shihet edhe nga pamjet, parzmoret e tyre janë totalisht prej hekuri dhe në to është stampuar edhe flamuri kuqezi. Protesta e sotme, e mbajtur në Ditën e Pavarësisë, ka mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora për të kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.