Plumba gome mbi qytetarët në ditën e Pavarësisë, policia tenton shpërndarjen e protestuesve

Plumba gome mbi qytetarët në ditën e Pavarësisë, policia tenton shpërndarjen e protestuesve

Situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit është përshkallëzuar para Kryeministrisë. Në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, mësohet se policia ka marrë urdhrin për të qëlluar me plumba gome drejt turmës. Ndërsa efektivët po përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, protestuesit kanë reaguar me molotovë. Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë. Siç shihet edhe në pamje, efektivët janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome. Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome, plumba të cilat janë përdorur nga policia edhe në protestat studentore...