Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

Bentley, Lamborghini dhe 374 kg kokainë, jeta luksoze e shqiptarit Elvis Mula që drejtonte grupin e trafikut në Britani, si u kap nga autoritetet

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Elvis Mula, është dënuar me mbi 14 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që tentoi të trafikonte 374 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 30 milionë paund. 38-vjeçari, i cilësuar si drejtuesi i grupit, kishte organizuar operacionin për të tërhequr sasinë e drogës, e cila ishte hedhur në ujërat e ngushticës së Doverit nga një anije transporti. Hetimet e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA) zbuluan se Mula kishte ndjekur lëvizjet e ngarkesës me kokainë përpara se ajo të hidhej në det. Droga ishte paketuar në materiale të papërshkueshme nga uji dhe ishte pajisur me gjurmues për të lehtësuar gjetjen dhe tërheqjen e saj nga deti. Për realizimin e operacionit,...