Pamjet që po trondisin rrjetin/ Policia “zhdëpin në dru” protestuesin, e lënë aty në tokë pa i dhënë ndihmë
Gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë janë publikuar pamje të një protestuesi të shtrirë në tokë pas ndërhyrjes së forcave të policisë. Videoja, e publikuar në Facebook nga Iris Bajo, tregon qytetarin, ende të paidentifikuar, i cili duket pa ndjenja dhe nuk shfaq shenja reagimi. Në pamjet e publikuara nuk dallohet nëse efektivët i ofrojnë ndihmë, ndërsa deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe rrethanat e incidentit.
Burimi:
ntv.al