‘Pa atdhe nuk ka fe’, Baba Mondi uron shqiptarët për 28 Nëntorin

‘Pa atdhe nuk ka fe’, Baba Mondi uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka përcjellë një mesazh urimi dhe bekimi për shqiptarët kudo që jetojnë, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Në mesazhin e tij, ai u ndal te deviza e njohur “Pa atdhe nuk ka fe”, duke bërë thirrje për më shumë dashuri vëllazërore, paqe, mirëkuptim dhe unitet mes shqiptarëve. Brahimaj theksoi rëndësinë e solidaritetit njerëzor dhe të ndihmës ndaj personave në nevojë, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, njerëzimi po përballet me sfida të shumta. Ai rikujtoi gjithashtu rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë dhe sakrificat e bëra për lirinë e vendit, duke u bërë thirrje shqiptarëve të shmangin ndasitë, konfliktet dhe mëritë, si dhe të forcojnë bashkëjetesën dhe dashurinë për kombin. ” Me...