Bella Hadid flet për betejat shëndetësore: A po largohet nga bota e modës?
Supermodelja Bella Hadid ka ndarë publikisht betejat e saj shëndetësore dhe ndikimin e tyre në karrierën e saj, duke lënë të kuptohet për një largim të mundshëm nga pasarelat. Në një intervistë të gjatë për edicionin amerikan të Harper’s Bazaar, Hadid rrëfeu një incident traumatik që ndodhi pak para sfilatës së Victoria’s Secret tetorin e kaluar. Gjatë një ushtrimi të thjeshtë shtrirjeje në prapaskenë, ajo pësoi një dëmtim të rëndë të klavikulës, duke ndjerë se mushkëritë po i kolapsonin dhe duke pasur vështirësi në frymëmarrje, ndërsa numërimi mbrapsht për sfilatën vazhdonte. Ajo pranoi se trupi i saj kalon në faza të ndryshme, ku ndonjëherë ndihet mirë dhe më pas papritur “rrëzohet” në momentet më të papërshtatshme, duke sugjeruar se “ndoshta trupi im nuk mund të...
Burimi:
kohajone.com