REL: Tirana “ndizet” në Ditën e Pavarësisë, molotovë, plumba gome dhe 19 të lënduar

REL: Tirana “ndizet” në Ditën e Pavarësisë, molotovë, plumba gome dhe 19 të lënduar

Disa persona janë lënduar në Tiranë të Shqipërisë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë, në protestën ku po kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të lënduarve në protestën në Tiranë është 19 persona. Në mesin e tyre janë edhe gjashtë policë dhe katër punonjës të mediave. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka kërkuar siguri për punonjësit e mediave që mbulojnë protestën, teksa kanë dënuar goditjen e gazetarit Lorin Kadiu nga Policia. “Sipas dëshmisë së Kadiut, ai është goditur nga Policia në këmbë me një bombolë gazi tosjellës nga një distancë prej rreth pesë metrash. Gazetari po fotografonte një qytetarë, që sipas tij, sapo ishte goditur në kokë nga një bombolë gazi. Vetëm pak sekonda më...