Ukraina njofton se ka goditur bazë e njësisë elitare ruse ‘Rubicon’, raportohen mbi 30 të vrarë dhe 70 të plagosur
Forcat ukrainase kanë goditur një strukturë operative të njësisë elitare ruse të dronëve “Rubicon” në qytetin e Berdjanskut, në rajonin e Zaporizhzhias, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse. Lajmi është bërë i ditur nga Grupi i Forcave të Jugut të Ukrainës, përmes një njoftimi të publikuar në platformën Telegram. Sipas vlerësimeve paraprake të autoriteteve ushtarake ukrainase, sulmi mund të ketë shkaktuar mbi 30 viktima dhe më shumë se 70 të plagosur në radhët e forcave ruse. Objektivi i goditur lidhet me njësinë “Rubicon”, një strukturë elitare ruse e specializuar në përdorimin e dronëve në fushën e betejës. Megjithatë, deri më tani, shifrat e raportuara nga pala ukrainase nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka një reagim zyrtar rus që të...
Burimi:
syri.net