E TRISHTË – Ndahet nga jeta pedagogu i njohur shkodran, shuhet Prof. Dr. Rifat Talani i Gjeografisë…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Rifat Talanit.Prof. Dr. Rifat Talani ishte pjesë e trupës akademike të Universitetit të Shkodrës, ku përmes veprimtarisë së tij pedagogjike dhe kërkimore-shkencore dha një kontribut të çmuar në fushën e gjeografisë.Puna e tij akademike u shoqërua me përkushtim ndaj dijes, studimit dhe përcjelljes së përvojës shkencore te brezat e studentëve. Një dëshmi e këtij angazhimi është edhe veprimtaria e tij botuese, ku spikat monografia “Morfologjia dhe morfometria e luginave në Alpet e Shqipërisë”, një studim me vlera për njohjen dhe dokumentimin shkencor të hapësirës natyrore shqiptare.Ndarja e tij nga jeta është një humbje për komunitetin akademik, kolegët, studentët dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin dhe të...
Burimi:
sarandanews.com