Inter me fitore bindëse ndaj Genoa, shkëlqen dyshja Martinez-Thuram (video)

Inter me fitore bindëse ndaj Genoa, shkëlqen dyshja Martinez-Thuram (video)

Inter ka kryer më së miri misionin për javën e 13-të në Serie A, pasi mundi Genoa-n 4-0 në “San Siro”. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku kapiteni Lautaro Martinez gjeti golin, pas pasimit në zonë të Andt Diouf. Në minutën e 40-të, ishte radha e Marcus Thuram për të gjetur golin e dytë, pas asistit të Lautaro Martinez. Në minutën e 44-të, Inter gjeti edhe golin e tretë me Federico Dimarco, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutat shtesë, Inter shënon edhe golin e tretë me Petar Sucic, nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Sebastian Otoa ndaj Nicolo Barella brenda në zonë. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Interin. Në minutën e 54-të, tjetër kundërsulm i...