Teknologji izraelite për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve? Çfarë zbulon pajisja e dronit të rrëzuar në Tiranë
Një fotografi e siguruar nga terreni pas rrëzimit të një droni, që sipas raportimeve është përdorur për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ngre pikëpyetje mbi teknologjinë që disponon Policia e Shtetit për ndërhyrjet ndaj protestuesve. Në pllakën elektronike të pajisjes dallohet emërtimi SPECRYS – Crystal Grating Technology, si dhe etiketa me numrin serial SN 304. Emërtimi SPECRYS lidhet me një kompani izraelite, të identifikuar në raportime ndërkombëtare për prodhimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit lotsjellës nëpërmjet dronëve. Por kur është pajisur Policia e Shtetit me këtë teknologji? Nëpërmjet cilës kontratë është blerë, sa ka kushtuar dhe sa sisteme të tilla disponojnë forcat e rendit? Mbi të gjitha, cili është protokolli që autorizon hedhjen e gazit lotsjellës nga ajri...
Burimi:
sot.com.al