No Image Available

Protesta në mediat ndërkombëtare: Zemërimi ndaj Ramës po rritet

Protesta e 28 nëntorit në Tiranë mori jehonë në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Reuters, Associated Press, Euronews, Al Jazeera, The Guardian dhe eKathimerini e pasqyruan tubimin si një tjetër kapitull të përshkallëzimit të krizës politike në Shqipëri, ku kërkesa për largimin e Edi Ramës u ndërthur me pakënaqësinë sociale, zemërimin ndaj korrupsionit dhe revoltën e studentëve. Një element që bie në sy në raportimet e huaja është fakti se demonstrata nuk paraqitet thjesht si një protestë e organizuar nga opozita politike. Ajo lidhet me një lëvizje më të gjerë pakënaqësie, e cila ka nisur prej muajsh dhe që, sipas mediave, ka fituar pjesëmarrës dhe motive të reja gjatë rrugës. Një gjë që bie në sy është se gjitjë mediar e mëdha italiane (poshtë) kanë...