Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike dhe vështirësi të mundshme për qarkullimin e automjeteve. Dëbora ka nisur në orët e vona të pasdites së kësaj të shtune, ndërsa pas orës 18:30 ka zbardhur zonën malore të Njësisë Administrative Steblevë. Reshje të dendura janë regjistruar edhe në segmentin rrugor Librazhd–Zgosht–Sebisht, veçanërisht në zonën e Fushë Studenit, ku temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme. Përballë situatës së krijuar, pas orës 20:00 mjetet borëpastruese kanë dalë në terren në aksin Zgosht–Sebisht, me qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, për të garantuar vijimin e qarkullimit. Sipas informacioneve nga strukturat përgjegjëse, deri në këto momente qarkullimi në këtë segment vijon normalisht dhe nuk raportohen probleme të...
Burimi:
gijotina.com