Gjithçka e lehtë për Inter. Zikaltrit të papërmbajtshëm ndaj Genoa-s në pjesën e parë (video)
28 Nëntor 2026 21:36 Telesport Inter po fiton 3-0 ndaj Genoa, pas 45 mintuave të para në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të në Serie A. Inter kishte një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh në minutën e 13-të, por goditja e Carlos Agusto u ndal në shtyllën e majtë. Në minutën e 25-të, Genoa kundërpërgjigjet me goditjen e Milutin Osmajic, por Ivan Provedel bën një pritje fantastike. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku kapiteni Lautaro Martinez gjeti golin, pas pasimit në zonë të Andt Diouf. Në minutën e 40-të, ishte radha e Marcus Thuram për të gjetur golin e dytë, pas asistit të Lautaro Martinez. Në minutën e 44-të, Inter gjeti edhe golin e tretë me...
Burimi:
telesport.al