Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Zjarr në një servis mjetesh, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Drizë të Fierit, në vendin e njohur si Qafë Koshovicës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm një pjesë e fasadës së godinës, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.