Kupa “Pavarësia”: Një super aktivitet në Elbasan me rastin e festës. Marrin pjesë 26 ekipe. Jepet mesazhi i rëndësishëm
Një aktivitet i veçantë sportiv, i mbushur me emocione, entuziazëm dhe frymë patriotike, u zhvillua në qytetin e Elbasanit në kuadër të festave të nëntorit. Kupa “Pavarësia”, e cila mblodhi 26 ekipe të grupmoshave U-7 dhe U-9 nga Elbasani dhe më gjerë, në ambientet e Kompleksit Sportiv “Ajek”. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan (SHRFE), në bashkëpunim me “Globe Sport”, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të vërtetë të futbollit të fëmijëve, ku në plan të parë ishin pjesëmarrja, kënaqësia e lojës, miqësia dhe dashuria për sportin. Në fushën e blertë, vogëlushët dhuruan emocione të shumta përmes golave, duartrokitjeve, përqafimeve dhe entuziazmit, duke treguar pasionin dhe dëshirën për të qenë pjesë e botës së futbollit. Një aktivitet ku përtej rezultateve...
Burimi:
telesport.al