Lazio vazhdon “avazin”. Fitorja e radhës vjen nga transferta në Torino (video)
28 Nëntor 2026 19:55 Telesport Lazio vazhdon formën fantastike në Serie A. Bardhekaltrit kanë dalë me 3 pikë nga transferta ndaj Torinos, ku fituan me shfirat 1-2. Kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë për dy minuta në fund të pjesës së parë, me Oliver Provstgaard në minutën e 42-të dhe Gustav Isaksen në minutën e 44-të. Në të dyja rastet asistet i dha kapiteni Mattia Zaccagni. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Lazion. Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 65-të me skocezin Che Adams. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Lazio e Gennaro Gattuso-s fiton 1-2 dhe merr tre pikë të tjera të arta dhe vazhdon të kryesojë renditjen me 35 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët si Roma, Inter dhe Milan....
Burimi:
telesport.al