Pritja për 114-vjetorin e Pavarësisë/ Presidenti Begaj mesazh të rinjëve: Dhuna nuk është zgjidhje, uluni në dialog

Pritja për 114-vjetorin e Pavarësisë/ Presidenti Begaj mesazh të rinjëve: Dhuna nuk është zgjidhje, uluni në dialog

Presidenti Bajram Begaj, organizoi mbrëmjen e kësaj të shtune një pritje në Presidencë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u ndal edhe te protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë, duke theksuar se, ndonëse protestimi është një e drejtë kushtetuese, dhuna dhe shkatërrimi nuk përbëjnë zgjidhje. Begaj bëri thirrje për dialog dhe bashkim, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të mendimeve të ndryshme në një shoqëri demokratike. “Sot po rritet një brez që kërkon më shumë mundësi dhe përfshirje. Kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në ditën e shenjtë të flamurit dhe të bashkimit. Protesta është e drejtë kushtetuese,...