Borë në ”Rrugën e Kombit”, borëpastrueset në terren

Borë në ”Rrugën e Kombit”, borëpastrueset në terren

Reshjet e borës kanë nisur edhe në qytetin e Kukësit, kryesisht në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, si dhe në disa segmente të Rrugës së Kombit, si pasojë e uljes së temperaturave. Për shkak të reshjeve të borës dhe lagështisë së krijuar nga shiu i orëve të mëparshme, kompania e mirëmbajtjes së rrugës ka nisur menjëherë punën për pastrimin e borës me mjete borëpastruese. Deri më tani nuk raportohen pengesa në qarkullim dhe lëvizja e automjeteve vijon normalisht. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë me vete zinxhirë, për të shmangur problematikat gjatë udhëtimit. Reshje bore ka edhe në zonat e larta malore, mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Deri më tani nuk raportohen problematika të mëdha, ndërsa në...