Studenti dhe Skënderbeu sigurojnë finalen e Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj
Janë luajtur të shtunën pasdite dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj, turneu i rrjetës dedikuar Pavarësisë së Shqipërisë dhe që po zhvillohet në Elbasan. Në takimin e parë gjysmëfinale, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 ndaj kosovarëve të Ferizaj (25-23, 25-22, 25-27, 25-19). Takimi ishte i ekuilibruar shumicën e kohës, me korcarët që bënë diferencën në fund. Në finale shkon edhe skuadra e Studenti, që mposhti 3-0 në gjysmëfinalen e dytë ekipin e Shkëndija (25-16, 25-13, 25-15). Një ndeshje pa shumë histori, komënauar nga Studenti në të trija setet. Gjysmëfinale-Meshkuj Skënderbeu – Ferizaj, 3-1 Studenti – Shkëndija, 3-0 Finale (29 nëntor) Skënderbeu – Studenti, 16:30
Burimi:
telesport.al