Geoffrey Nice: Kosova u detyrua ta pranonte Specialen
Sir Geoffrey Nice, ish-prokurori që udhëhoqi ndjekjen penale ndaj Slobodan Miloševiçit në Tribunalin e Hagës, deklaroi se Kosova u detyrua ta pranonte themelimin e Dhomave të Specializuara. Në një bisedë me ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, ai vuri në pikëpyetje bazën e pretendimeve për transplant të detyruar të organeve. Sipas Nice, në apel duhet të shqyrtohen edhe argumentet për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës. Intervista u publikua në The Balkan Bubble, ku Nice ishte pjesë e ekipit të Kosovës në bisedimet për statutin e gjykatës, shkruan Telegrafi. Ai tha se ekipi kishte ngritur kundërshtime për projektstatutin dhe se bisedimet me partnerët perëndimorë praktikisht përfunduan pas këtyre kundërshtimeve. Statuti u hartua në Bruksel dhe Uashington dhe iu dorëzua Prishtinës, sipas tij. Nice shtoi se...
Burimi:
kohajone.com