FOTOLAJM – Tifozët braktisin totalisht Vllazninë, në ndeshjen me Laçin ata numërohen me gishtat e dorës

FOTOLAJM – Tifozët braktisin totalisht Vllazninë, në ndeshjen me Laçin ata numërohen me gishtat e dorës

Ndoshta është keqmenaxhim i organizatorëve të garës, ose ndoshta e vështirëson moti me shi, por mund të ketë edhe shumë arsye të tjera. Megjithatë pamjet që vijnë nga Shkodra, në fillim të ndeshjes Vllaznia-Laçi, janë shumë të trishta.Tifozët në stadiumin Loro Boriçi, konkretisht në tribunën përballë, numërohen me gishtat e dorës. Dhe kjo ndodh në një stadium që historikisht ka patur numrin më të lartë të tifozëve në kampionatin shqiptar. Bashkë edhe me skuadrat e kryeqytetit.Siç e thonë edhe tifozët në Shkodër: Vllaznia është më shumë se klub. Mirëpo vitet e fundit është e vështirë të përligjet e më së shumti edhe sot.Fakti që është ditë feste, Pavarësia e Shqipërisë, protesta, moti me shi dhe i ftohti në qytet janë disa prej arsyejeve se përse...