Molotovët anulojnë shfaqjen ‘Mbreti Luan’ në Teatrin e Kukullave, Gonxhja: Mos ua anuloni fëmijëve festat dhe planet
Sulmi ndaj Teatrit të Kukullave TIRANË- Ngjarjet e dhunshme gjatë protestës së 28 Nëntorit kanë sjellë pasoja edhe për aktivitetet kulturore të planifikuara në kryeqytet. Shfaqja për fëmijë 'Mbreti Luan' e cila ishte parashikuar të ngjitej në skenën e Teatrit të Kukullave në orën 18;00 është anuluar pas incidenteve të regjistruara në ambientet e godinës. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se protestuesit kanë goditur dyert e teatrit dhe kanë hedhur molotov në ambientet e tij. Sipas tij të gjitha biletat për shfaqjen ishin shitur, ndërsa anulimi ka lënë jashtë skenës një aktivitet që pritej nga fëmijët në ditën e festës. Përmes një reagimi Gonxhja dënoi dëmtimin e institucionit kulturor, duke bërë thirrje që Teatri i Kukullave të mos bëhet pjesë e përplasjeve dhe akteve...
Burimi:
zeri.ai