Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

Sulmi me molotov ndaj Teatrit të Kukullave, Blendi Gonxhja: Dhuna ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim

Socialistët dënuan aktet e dhunës gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, tha se shfaqja “Mbreti Luan”, e planifikuar për në orën 18:00, u anulua pasi protestuesit goditën dyert e Teatrit të Kukullave dhe hodhën molotov në ambientet e godinës. Gonxhja dënoi sulmin ndaj teatrit, duke thënë se dhuna meriton të dënohet. “Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anulua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës. NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të...