Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

Pas disa orësh protestash, tensionesh dhe përplasjesh mes qytetarëve dhe forcave të rendit, situata në qendër të Tiranës është qetësuar. Protestuesit janë shpërndarë, ndërsa sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, që gjatë ditës ishin epiqendra e protestës kombëtare të 28 Nëntorit, tashmë janë bosh. Forca të shumta policore vijojnë të jenë të pranishme në kryeqytet, ndërsa në disa rrugë janë krijuar kordone me efektivë të policisë. Qetësimi i situatës vjen pas disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe autobotë uji për shpërndarjen e protestuesve nga sheshi “Skënderbej”. Gjatë pasdites, qytetarët u rigrumbulluan disa herë në shesh, pavarësisht reshjeve të shiut dhe ndërhyrjeve policore.