Nelson Hysa dëmtohet në raundin e dytë dhe humbet me KO teknik duelin për titullin ndaj Kabayel

Nelson Hysa dëmtohet në raundin e dytë dhe humbet me KO teknik duelin për titullin ndaj Kabayel

28 Nëntor 2026 23:35 Telesport Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka humbur duelin për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC). Në përballjen e zhvilluar në Duseldorf, ai u mund me KO teknik nga gjermani Agit Kabayel. Dueli u ndal në raundin e dytë nga gjqytari pas dëmtimit që Hysaj pësoi në mesin e ringut. Një dëmtim në krahun e djahtë bëri që ai të mos ishte në gjendje të duelonte dhe stafi i tij hodhi peshqirin. Kjo është humbja e parë në karrierë për Hysajn, që numëron edhe 25 fitore, ndërsa Kabayel qëndron i pamposhtur në karrierën e tij (28 fitore). një duel që përfundoi jo ashtu sikurse Hysaj dhe të gjithë shqiptarët shpresonin. Edhe pse Hysa po bënte një paraqitje të mirë...