Me plumba gome, gaz dhe ujë u sulmuan 6 gazetarë, 3 të SYRI TV! SafeJournalists kërkon hetim: A ishin të qëllimshme

Me plumba gome, gaz dhe ujë u sulmuan 6 gazetarë, 3 të SYRI TV! SafeJournalists kërkon hetim: A ishin të qëllimshme

Edhe pse me mjete qartësisht të identifikueshme narkopolicia e kryeministrit Edi Rama nuk ka kursyer sulmet ndaj gazetarëvce të cilët po bënin detyrën duke raportuar ngjarjet në bulevard në protestën e sotme mbarëkombëtare që u mbajt në Tiranë. Tre gazetarë janë qëlluar me plumb gome, 1 është goditur në këmbë me një bombolë gazi lotsjellës të lëshuar nga policia ndërsa dy të tjerë u goditën me ujë me presion nga autoboti i policisë ndërsa po raportonin. Nga këta 6 tre janë të Syri TV, bëhet fjalë për Felix Bilani, fotoreporter i SYRI, dhe Elkier Bushkolaj dhe operatori Ardian Muka, të dy të SYRI TV të cilët janë goditur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale Gazetarët e tjerë të sulmuar janë, Lindita Çela, gazetare dhe...