Begaj organizon pritjen për 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama mbërrin në Presidencë me bashkëshorten

Begaj organizon pritjen për 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama mbërrin në Presidencë me bashkëshorten

Edi Rama me bashkëshorten TIRANË- Në kuadër të festimeve për 114- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Presidenti Bajram Begaj ka organizuar një pritje në ambientet e Presidencës, ku janë mbledhur përfaqësues të institucioneve dhe të ftuar të tjerë. Mes të pranishmëve në ceremoninë e organizuar nga kreu i shtetit është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë pjesë së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama. Pritja në Presidencë është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e 28 Nëntorit, ditës kur Shqipëria shpalli Pavarësinë në vitin 1912./ZËRI