Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti një fjalim me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku u ndal te rrugëtimi historik i Shqipërisë, sfidat e së kaluarës dhe zhvillimet e vendit gjatë 35 viteve të fundit. Duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912, Begaj theksoi se ajo nuk ishte vetëm një akt historik, por edhe një përgjegjësi për brezat që do të ndërtonin të ardhmen e vendit. Kreu i Shtetit vuri në dukje transformimin e Shqipërisë nga një prej vendeve më të izoluara në Europë në një vend anëtar të NATO-s dhe me aspiratë për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e lirisë, zhvillimit ekonomik dhe rolit të brezit të ri në të ardhmen e vendit. “Në Vlorën e vitit...
Burimi:
javanews.al