Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, akuzoi Policinë dhe qeverinë për dhunën ndaj protestuesve. Berisha tha se dhjetëra qytetarë mbetën të lënduar, ndërsa pretendoi se ndaj tyre u përdorën të gjitha mjetet për të shpërndarë tubimin. Ai e cilësoi protestën si një nga manifestimet më të veçanta në Ditën e Flamurit dhe Kombit, duke deklaruar se protestuesit ende e kanë sheshin në dorë. “Protestuesit e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë për orë të tëra protestën, duke nderuar heroin Skënderbe. Nuk është festuar Dita e Flamurit dhe e Kombit si këtë herë. Në përballje me regjimin, mbi 21 protestues u detyruan të paraqiteshin në spital, dhjetëra të tjerë u mjekuan në kushte spitalore, por regjimi theu kocka,...
Burimi:
javanews.al