VIDEO/ Nisin reshjet e borës, probleme në rrugën e Kombit, disa makina dalin nga rruga

VIDEO/ Nisin reshjet e borës, probleme në rrugën e Kombit, disa makina dalin nga rruga

  Reshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit, ku raportohet se disa automjete kanë dalë nga rruga, për shkak të kushteve të vështira të qarkullimit dhe prezencës së akullit. Reshjet e borës kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në këtë aks, ndërsa drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të ngrirjes së rrugës, rekomandohet ulja e shpejtësisë, mbajtja e distancës së sigurisë dhe përdorimi i pajisjeve dimërore.