Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Pak pas orës 20:00, protestuesit u larguan nga sheshi “Skënderbej”, duke mbyllur protestën e thirrur për sot. Policia nisi rreth orës 19:30 aksionin përfundimtar për shpërndarjen e protestuesve. Dy autobotë me ujë shoqëruan këtë aksion. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar.