Izraeli përpiqet të dalë nga ngërçi politik, Netanyahu bën ofertën e papritur për Eisenkot
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të zhvillojë të dielën në mëngjes një takim me kreun e opozitës, Gadi Eisenkot, në përpjekje për të kapërcyer ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të muajit të kaluar. Netanyahu ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë që Eisenkot të marrë fillimisht postin e kryeministrit, në kuadër të një qeverie të unitetit kombëtar me rotacion. Në zgjedhjet e tetorit, partia centriste Yashar e drejtuar nga Eisenkot, së bashku me tri parti të tjera opozitare hebraike, siguruan 48 mandate. Ndërkohë, blloku i Netanyahut mori 53 mandate. Asnjëri prej dy kampeve nuk arriti të sigurojë shumicën prej 61 mandatesh në parlamentin izraelit, Knesset, i cili ka gjithsej 120 vende. Eisenkot ka afat deri më 6 dhjetor për të...
Burimi:
syri.net