I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

Policia e Delvinës njoftoi se ka kapur dhe ndaluar 41-vjeçarin Besnik Banushi, banues në Delvinë, i cili ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 9 vjet burg. Sipas Policisë, 41-vjeçari u lokalizua dhe u ndalua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë. Policia bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e dënoi Banushin më 23 korrik 2026 për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Sipas të njëjtit njoftim, çështja lidhet me një rast të ndodhur më 2 janar 2012.