Dosje voluminoze me 6 akuza. Ja emrat që janë vënë nën ‘lupën’ e SPAK për çështjen ‘Spiropali’

Dosje voluminoze me 6 akuza. Ja emrat që janë vënë nën ‘lupën’ e SPAK për çështjen ‘Spiropali’

Elton Qyno Syri.net/ Një dosje voluminoze që flet për një seri akuzash penale ndaj ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe familjarëve të saj, është dorëzuar në SPAK që prej fundit të muajit shtator 2026, duke çuar në nisjen e një procedimi nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Gazetari Elton Qyno ka mësuar përmes burimeve pranë SPAK se dosja shoqërohet me një sërë provash dhe një kallëzim prej rreth 40 faqesh, çka ka sjellë lançimin e verifikimeve. Hetimi aktualisht është regjistruar vetëm për 6 veprat penale të “Refuzimit dhe deklarimit apo fshehjes së pasurisë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e pabarazisë në tendera dhe ankande publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv...