Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Tre shtetas shqiptarë, të përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës në Britaninë e Madhe, janë dënuar me burg nga drejtësia britanike, pas një hetimi që zbuloi aktivitetin e tyre kriminal në disa zona të Wiltshire. Bëhet fjalë për Daniela Sopikun, 26 vjeçe, Hysen Sopikun, 21 vjeç (motër dhe vëlla) dhe Alvaro Vrapin, 18 vjeç, të cilët dolën përpara Gjykatës së Kurorës në Swindon dhe pranuan akuzat për veprimtari të lidhura me trafikun e drogës, përdorimin e dokumenteve të falsifikuara dhe përfitimin e të ardhurave nga krimi. Daniela Sopiku u dënua me 9 muaj burg, pasi pranoi posedimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit me qëllim përdorimin e tyre për veprimtari të paligjshme, si dhe përfitimin dhe përdorimin e pasurive të siguruara nga aktiviteti...
Burimi:
gijotina.com